Skip to content

I mungonte kaq shumë i biri këtë ditëlindje, nusja e djalit i shkruan Ardit Gjebreas dhe e bën të qajë

Këtë të premte, moderatori i njohur dhe aq i dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea, festonte ditëlindjen, në mungesë të djalit të tij Jpnit, i cili jeton dhe studion ne Boston me të fejuarën e tij.

E padyshim që rimi më i bukur që ka marrë ka qenë nga djali i tij, Joni, i cili ndonëse ndodhet në SHBA, ka bërë një dedikim emocionues për të atin.

“Nuk ka fjalë që e përshkruan dashurinë që kam për ty. Edhe pse nuk jam fizikisht atje për të festuar sot me ty, shpirtërisht jam gjithmonë pranë teje. Gëzuar ditëlindjen heroi im”, ka shkruar Joni në foton që ka publikuar ku shfaqet me Arditin.

Sakaq, Arditi e ka ndarë edhe me ndjekësit e Instagramit ndienjën e tij që i mungonte djali, teksa nusja e të birit, Merilin i ka shkruar: Ju duam shumë të treve./ShkodraNews