
Mirlind Daku ishte protagonist në fitoren e Spartakut të Moskës ndaj Baltikës me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Premier Ligës ruse. Sulmuesi shqiptar dha asistin për Manfred Ugalde, i cili shënoi golin e parë të Spartakut në takimin e zhvilluar në Kaliningrad. Pas ndeshjes, Daku e cilësoi triumfi n si shumë të rëndësishëm për ekipin, duke theksuar vështirësinë e përballjes me Baltikën në fushën e saj.
“Emocionet? Gjithmonë janë të mira kur fi ton. E dinim para ndeshjes se ishte shumë e vështirë të luanim kundër Baltikës në shtëpinë e saj. Për ne është një fi tore shumë e rëndësishme. Duhet vetëm të fi tojmë. Unë dua të fi toj edhe nëse nuk shënoj vetë”, deklaroi Daku. Sulmuesi shqiptar foli gjithashtu për bashkëpunimin me Ugalden, me të cilin po krijon një dyshe në repartin ofensiv të Spartakut. Daku tha se mes tyre ekziston një mirëkuptim i mirë futbollistik, pavarësisht se kanë pak kohë që luajnë së bashku. “Unë e njoh shumë mirë Ugalden dhe e kuptoj mënyrën se si luan.
Kam ndjesinë sikur kemi luajtur së bashku prej tre ose katër vitesh. Kemi një mirëkuptim futbollistik. Duhet të luajmë edhe pak më shumë së bashku dhe gjithçka do të shkojë mirë”, u shpreh 28-vjeçari. Daku foli edhe për largimin nga Rubin Kazan, klub ku kaloi tre vite përpara transferimit te Spartaku. Ai pranoi se ndarja nuk ishte e lehtë, duke pasur parasysh lidhjet që kishte krijuar gjatë qëndrimit në Kazan. “Ne të gjithë e dimë se sa shumë gjëra kanë ndodhur me mua te Rubini. Kam shumë miq atje dhe kam kaluar tre vite, ndaj ishte e vështirë të largohesha.
