Skip to content

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë

778937558 1364494025860370 6704453905006682319 n

Një lindje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, në spitalin e Traumës. Në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se një nënë shtatzënë u paraqit në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, për shkak të afërsisë me banesën, dhe aty solli në jetë foishnjën e saj, ndërsa të dy gëzojnë shëndet të plotë.

779958403 1364493985860374 6704740429508466960 n

“Mirëmëngjes me lajmin e mirë që një nënë shtatzënë, e cila u paraqit në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, si struktura më e afërt spitalore, solli në jetë foshnjën e saj dhe të dy gëzojnë shëndet të plotë.

Falë koordinimit ndërinstitucional dhe bashkëpunimit të ekipeve mjekësore të SUT dhe SUGJ “Koço Gliozheni”, ndërhyrja u realizua në kohë, duke garantuar kujdesin e nevojshëm për nënën dhe të porsalindurin”, njofton MSHMS.

780097085 1364493989193707 960800854295940977 n