Skip to content

Bie nga lartësia/ Ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

640 0 ambulanca 822

Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse në Vlorë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë.

Personi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga rënia. Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në ngjarje.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.