Skip to content

Përplasja me Arjan Konomin/ Rama: Ka edhe një video tjetër. Bën viktimën e dhunuar, por shau si i përdalë dhe shfrenoi fantazinë

rama3

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vidoes së analistit Arjan Konomi, i cili denonconte se ishte shoqëraur nga policia pas një incidenti mes tyre për parkimin në fshatin Vuno.
Analisti denonconte se të gjitha mjetet ishin gjobitur eskorta e kryeministrit ishte parkuar në zonën ku ndalohej parkimi.
Rama ka shpërndarë një anë tjetër të situatës dhe deklaron se analisti fyeu një grua dhe e akuzon atë si gënjeshtar.

“Ja që për fat të mirë ka edhe një video tjetër, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës , ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar.
*Fatmirësisht këtë herë ka një video demaskuese të gënjeshtrës, po imagjinojeni se sa herë të tjera gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën nëpër pasqyrat ku kujtojmë se informhemi”, shkruan Rama.