Skip to content

Kriza në Venezuelë: Maduro rihap kufirin me Kolumbinë “fashiste”

granica venecuela kolumbija epa

Presidenti venezuelas Nikolas Maduro ka njoftuar se kalimi kufitar me Kolumbinë do të hapet këtë të dielë.

“Urova që kalimi i kufirit me Kolumbinë të hapet nga e diela. Ne jemi një komb që mbron pavarësinë e vet dhe të drejtën për vetëvendosje”, shkroi Maduro.

Maduro njoftoi në shkurt se po shkëput marrëdhëniet diplomatike dhe politike me Kolumbinë, sepse, siç tha, “nuk mund të tolerojë agresionin e qeverisë fashiste kolumbiane”, kështu që vendosi t’i japë fund çdo marrëdhënieje me këtë vend fqinj”.

Kështu, qeveria e Venezuelës vendosi të mbyllë përkohësisht kufirin me Kolumbinë për “dyshime serioze” të fqinjit.