Skip to content

Ndahet nga jeta rapsodi i njohur i Ansamblit të Kukësit, Rustem Cela

rapsodi e1787656431425

Ka ndërruar jetë Rustem Cela, një nga rapsodët e njohur të Ansamblit të Kukësit.

Sipas informacioneve paraprake, Cela ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, teksa ndodhej me pushime në zonën e Golemit.

Lajmi ka shkaktuar trishtim te familjarët, miqtë, kolegët dhe komuniteti artistik, ndërsa Rustem Cela do të kujtohet për kontributin e tij në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës së muzikës dhe rapsodisë së trevës së Kukësit.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje për kulturën dhe artin popullor shqiptar.