Skip to content

Arrihet akordi, Asllani drejt kalimit në Lindjen e Mesme

asllani

Kristjan Asllani është shumë pranë largimit nga Interi, me mesfushorin shqiptar që pritet të vijojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, klubi i Al Jazira ka arritur një akord verbal me Interin për transferimin e lojtarit.

Sa i takon shifrave, bëhet fjalë për një huazim me vlerë 2 milionë euro, ndërsa do ketë opsion blerjeje prej 6.5 milionë eurosh, që i jep klubit nga Emiratet mundësinë për ta transferuar përfundimisht lojtarin.

Kujtojmë se në garë për futbollistin ishte edhe Monza, por për momentin, Al Jazira mbetet prioritet.