Skip to content

Përfshihet nga flakët mali i Shashicës mbi Kaninë / Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

46546546

Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, mbi fshatin Kaninë.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt terrenit për ndërhyrje, ndërsa vështirësia kryesore mbetet terreni i thepisur malor. Era e fortë që po fryn në këto momente favorizon përhapjen e flakëve.

Në këtë zonë ka kryesisht shkurre, por në mal ndodhen edhe disa stane me bagëti, duke shtuar shqetësimin për përhapjen e zjarrit.