Skip to content

FOTO/ Ergys Agasi brenda ambienteve të policisë pas arrestimit në Durrës

asdasdasdasdasd 1

Është siguruar fotoja e parë e të shumëkërkuarit të arrestuar Ergys Agasi nga brenda ambienteve të rajonit të policisë, fill pas aksionit ku ai ra në prangat e uniformave të pluta.

Në pamjet e siguruara, Agasi shihet i ulur në një karrige përballë një tryeze pune brenda një zyre hetimore, i rrethuar nga efektivë të policisë dhe hetues.

I veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra dhe shapka, i arrestuari shihet me kokën lehtësisht të ulur dhe duart e bashkuara mbi tryezë, ku në kyçin e dorës dallohet sërish ora e tij e bardhë e luksit.

Agasi u lokalizua fillimisht në Elbasan dhe më pas u kap në zonën e Plepave në Durrës, ku udhëtonte së bashku me ish-efektivin e policisë, Uljan Shpataraku.