Skip to content

Aksidenti ujor i 29 majit në Danub, gjendet trupi i 20-të

budimpesta brod epa

 

Policia hungareze thotë se trupi i një tjetër turisti koreoanojugor është gjetur në ujrat e Danubit në zemër të Budapestit, pas një përplasjeje të dy anijeve, njëra me turistë më 29 maj.

Ky është trupi i 20-të i gjetur pas aksidentit.

Policia ende po kërkon dhe për shtatë të tjerë, po nga Koreja e Jugut, si dhe për kapitenin e varkës turistike që u mbyt.

Trupi i 20-të u gjet në qytetin e Szazhamombattës, rreth 29 kilometra në rrjedhën e poshtme nga Budapesti, jo shumë larg ndërtesës së parlamentit hungarez.

Shtatë vetë u mbytën dhe po aq u shpëtan atë natë, ndërsa 21 u shpallën të zhdukur.