Skip to content

LIVE- Sot protesta e 89! Arrestimi i Agasit, Bulevardi oshëtin nga thirrjet: O Ergys, o legen, prite Ramën se po vjen!

Screenokshot 2026 08 27 194722

Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 89-të qytetare kundër qeverisë.

Gjatë marshimit përgjatë bulevardit, qytetarët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë Rama, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Mes thirrjeve për “revolucion” dhe dorëheqje, protestuesit kanë brohoritur në kor edhe: “Ergys, o legen, prite Ramën se po vjen!”

Kjo thirrje vjen një ditë pas arrestimit të Ergys Agasit, i cili ishte shpallur në kërkim prej rreth tetë muajsh nga SPAK.

Protestuesit vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi dhe të mbahen fjalimet e qytetarëve. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra.