Skip to content

Detajet e reja/ 37-vjeçarja shtatzënë u paraqit në spital me dhimbje të forta. Iu dha gjak, por…

spitali1

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku ka humbur jetën një grua 37-vjeçare shtatzënë.

Sipas burimeve nga Materniteti i Pogradecit, 37-vjeçarja është paraqitur në orët e para të mëngjesit me shqetësime dhe dhimbje të forta abdominale.

Pas ekzaminimeve nga mjekët, është konstatuar një gjendje (“bark kirurgjikal”). 37-vjeçarja është reanimuar dhe për shkak të gjendjes së saj të rënduar i është dhënë edhe gjak, raporton gazetarja Lorena Kodra.

Pasi gjendja e saj është vlerësuar nga mjekët dhe është konsideruar e transportueshme, është bërë i mundur transferimi i saj drejt Tiranës për trajtim të mëtejshëm të specializuar.

Por, për fat të keq, ka ndërruar jetë rrugës.