Skip to content

“Shokuese, tmerr”, Korreshi publikon pamjet nga njësia Ballagat: As në Gaza nuk sheh kështu

korresho 1

Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar në “Facebook” një tjetër rast skandaloz në Lushnjë.

Korreshi ka publikuar pamje të ambienteve të jashtme e të brendshme të njësisë administrative Ballagat. Ai shprehet se ajo që po bën qeveria është një palo reformë.

Sipas tij, edhe në Gaza nuk e sheh këtë realitet. “E si mund të merret shërbim në këto kushte skandaloze?”, pyet deputeti.

Siç duket qartë dhe nga pamjet e publikuara nga vetë deputeti, kushtet në këtë njësi administrative janë skandaloze.

Postimi i deputetit të PD, Saimir Korreshi

Palo Reforma Territoriale!

Ju ftoj të shihni pamjet nga Njësia Administrative Ballagat!!

Skandal, as në Gaza nuk ka kështu. E si mund të merret shërbim në këto kushte skandaloze.

Jam i shokuar.