Skip to content

Briken Calja merr dy medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Shqipëria shkon në 5 medalje

640 0 40a10ff697e12a7f224c156a5ee2576a


Briken Calja i ka dhënë Shqipërisë dy medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke marrë arin në shkëputje dhe bronzin në shtytje në kategorinë deri në 75 kilogramë.

Peshëngritësi kuqezi realizoi tri prova të pastra në shkëputje.

Calja ngriti fillimisht 147 kilogramë, më pas 152 kilogramë dhe në provën e fundit 154 kilogramë, rezultat që i siguroi medaljen e artë dhe rekordet mesdhetare në këtë disiplinë.

Në stilin e shtytjes, Calja arriti të ngrejë 184 kilogramë.

Rezultati i dha medaljen e bronztë, ndërsa vendosi edhe një rekord të ri mesdhetar.

Me dy medaljet e Briken Caljas, Shqipëria shkon në kuotën e 5 medaljeve në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.