Skip to content

Të shtënat drejt hotelit në Vlorë/ Shoqërohet në polici biznesmeni

images 5

Është shoqëruar në polici, biznesmeni Luan Muça, pronari i “Delta”-s. Sipas informacioneve jozyrtare se shoqërimi i tij është bërë në lidhje me ngjarjen e shënuar ditën e sotme në hotelin në Vlorë që është është pronësi të biznesmenit, Vasil Bedinaj.

Autorët, të cilët kanë zbritur të organizuar nga makinat e tyre përpara objektit, fillimisht kanë kanosur me fjalë pronarin e hotelit dhe më pas kanë përdorur armët e zjarrit. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, përpara se autorët të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ka shoqëruar 10 persona të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa janë vënë në pranga 3 prej tyre. Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po vijon veprimet intensive për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të të dyshuarve.