Skip to content

FOTOLAJM/ “Besprem, Edi Rama dorëhiqu”, mesazhet nëpërmjet pankartave në ditën e 96 të revoltës qytetare

0d7809dc 828b 42e8 90b2 20a12485e722 1

Në ditën e 96-të të revoltës qytetare, protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave në shesh.

Kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë qenë të pranishme në një pjesë të pankartave, ndërsa një tjetër fokus i protestuesve ka qenë situata në sistemin shëndetësor.

“Besprem, Edi Rama dorëhiqu”, “Ministër për pacientët, jo për bizneset”, “Edi Rama, o hajdut”, “Nuk ka shkollë për fëmijët e mi, pa u shëruar Nëna Shqipëri” janë disa prej mesazheve të shfaqura nga qytetarët gjatë protestës.

Pankartat kanë shoqëruar thirrjet e protestuesve, të cilët vijojnë të kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.