
E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi duket gjithnjë e më larg Torinos. Përjashtimi i sulmuesit kosovar nga lista e UEFA-s për Europa League është një sinjal i qartë se ai nuk bën më pjesë në planet kryesore të klubit bardhezi.
Zhegrova, i cili vazhdon të stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës, tashmë po pret një ofertë konkrete për t’i dhënë një tjetër drejtim karrierës së tij. Në repartin ofensiv, konkurrenca është bërë shumë e madhe, me Juventusin që ka në dispozicion emra si Yildiz, Boga, Nico Gonzalez, Conceição, McKennie dhe Alajbegovic.
Interesimi nga Turqia nuk ka avancuar dhe pista turke duket se është zbehur ndjeshëm. Sipas raportimeve të Tuttosport, destinacioni më konkret për momentin është Arabia Saudite, ku Al-Ittihad po shqyrton mundësinë e transferimit të Zhegrovës.
Formula e mundshme e operacionit parashikon huazim me të drejtë blerjeje, një zgjidhje që do t’i lejonte Zhegrovës të largohej nga Juventusi dhe të kërkonte hapësirat që aktualisht nuk po i gjen në Torino.
