Skip to content

Mbrëmje dramatike në “Olimpico”, Roma e Gasperinit përmbys Atalantën dhe ndan kreun me Interin

HRewHWRb0AEgm7


Mbrëmje dramatike në “Olimpico”, ku Roma e Xhan Piero Gasperinit triumfoi me përmbysje 2 me 1 ndaj Atalantës, në një duel që rezultoi tepër emocionues.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, teksa në fragmentin e dytë të saj, u shënuan plot 3. FIllimisht ishin miqtë që shënuan me Ederson në minutë ne 47-të.

Kur u mendua që dueli do të mbyllej me triumfin e zikaltërve të Sarrit, ishte Hermoso i cili në minutën e 89-të, rikthehu baraspeshën, ndërkohë që për golin e fitores mendoi Sule në minutën 90+3 pas asistit të Dibalës. Ky ishte triumfi i tretë në 3 ndeshje për Romën që ndan kreun me Interin, ndërkohë që Atalanta mbetet në kuotën e 6 pikëve.

ROMA

Në duelin e radhës Roma do të përballet me Torinon në transfertë, ndërkohë që Atalanta pret Kaljarin.