Gjermania mbrojti eksportet e saj të armëve në Izrael para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të hënën, më 7 shtator, si në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Të gjitha eksportet gjermane të armëve në Izrael dhe vende të tjera i nënshtrohen kontrolleve të rrepta që shkojnë përtej rregullave ndërkombëtare, tha një avokat gjerman në fillim të seancës dëgjimore.
Është Nikaragua ajo ka paditur Gjermaninë për ndihmë në gjenocid. Sipas padisë, eksportet e armëve shkelin Konventën e Gjenocidit sepse Izraeli po i përdor ato në sulme në Rripin e Gazës.
Në fillim të seancës dëgjimore disaditore, përfaqësuesi gjerman i hodhi poshtë akuzat si të pabaza, duke pretenduar se dokumentacioni i gjerë i publikuar nga Gjermania mbi eksportet e armëve tregon se ato janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Përfaqësuesi gjerman i kërkoi gjykatës të refuzonte kërkesën e Nikaraguasë për të pezulluar eksportet gjermane të armëve.
Berlini fitoi raundin e parë të këtyre procedurave në vitin 2024. Gjyqtarët më të lartë të Kombeve të Bashkuara më pas hodhën poshtë kërkesën urgjente të Nikaraguasë.
Pas këtij vendimi, Gjermania nuk kishte pse të ndalonte menjëherë eksportet. Megjithatë, gjyqtarët nuk e pranuan kërkesën për të rrëzuar plotësisht padinë e Nikaraguas.
Përfaqësuesit ligjorë gjermanë tani po përpiqen të parandalojnë që procedurat kryesore të zhvillohen në këtë seancë dëgjimore. Ata do të paraqesin argumente se pse, sipas mendimit të tyre, gjykata nuk ka juridiksion.
Nikaragua do të përgjigjet të martën, raporton dpa.
