Skip to content

Audioja e Ahmetajt “trazon” shëndetësinë, Noka: Rama po përsërit modelin “KAYO”

flamur noka 3

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas publikimit të një audio-përgjimi ku flitet për përfshirjen e biznesmenit izraelit Roni Yefet në çështje që lidhen me shëndetësinë.

Noka i referohet deklaratës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, sipas të cilit Rama kishte paralajmëruar se do të bënte “një gjë fantastike pa tender me izraelitin”, ndërsa më pas ministria do t’i kalonte Evis Salës.

Sipas Nokës, projekti i prezantuar nga Rama si “Kapitulli i Ri për Shëndetësinë” është një tjetër aplikim i modelit KAYO, të cilin ai e cilëson si “model mafioz”.

Noka akuzon gjithashtu deputetët socialistë se, nëse nuk kundërshtojnë këtë skemë, po e pranojnë atë dhe u bën thirrje socialistëve që duan të distancohen nga Rama, ta bëjnë këtë publikisht.

Reagimi i plotë:

Ish Zv. Kryeministri i PS:
Më erdhi brenda grupit (parlamentar), që (Rama) ka thënë do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin, prandaj ka ikur ministrja (Evis Sala).

“Kapitulli i Ri për Shëndetësinë” që #Rama pompon mediatikisht nuk është tjetër veçse një aplikim i modelit mafioz KAYO.

👉 Nëse deputetët e #PS nuk e kundërshtojnë këtë skemë mafioze, rrjedhimisht pranojnë se janë anëtarë të organizatës kriminale që kontrollon partinë e tyre.

Kush ndjehet “socialist” dhe i ndershëm do të ishte distancuar me kohë nga Edi Rama dhe narkobanda e tij.