Skip to content

“Nuk jeni vetëm”/ Qytetarët protestojnë tek Komisariati 6, lirohet Shpend Gashi

WhatsApp Video 2026 09 08 at 15.22.48.00 05 51 22.Still008

Qytetarë të shumtë kanë shkuar pranë Komisariatit numër 6 duke kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar.

Ata kanë brohoritur në kor “Nuk jeni vetëm” dhe “Lironi shqipet”.

Mes thirrjeve, është liruar edhe gazetari Shpend Gashi.

Në këtë komisariat po mbahen disa protestues, ndërsa raportohet se në total 20 persona janë shoqëruar nga efektivët gjatë ditës së sotme.

Protestuesit kërkojnë lirimin e të shoqëruarve.