Skip to content

U arrestua pasi ndoqi Iris Luarasin në qendrën tregtare teksa po hynte në Kuvend, lirohet aktivistja Arvina Lleshi

46bbc8da fcfd 4a4d b4c0 150ae11fe76c 300x220 1

Aktivistja Arvina Lleshi është liruar ditën e sotme, pasi u arrestua gjatë mesnatës nga policia. Arrestimi i saj erdhi pas një denoncimi të bërë nga deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi.

Lleshi kishte ndjekur deputeten Luarasi teksa kjo e fundit po hynte në ambientet e Kuvendit përmes një qendre tregtare. Gjatë momentit të ndjekjes, aktivistja e kishte akuzuar deputeten duke e etiketuar si “hajdute”.

Pas arrestimit të saj, një grup aktivistësh u mblodhën para komisariatit, duke kërkuar lirimin e Arvina Lleshit. Ata e kanë cilësuar ndalimin e saj si të padrejtë dhe kanë akuzuar policinë për veprim në shërbim të qeverisë. Aktivistët kanë protestuar para komisariatit, duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Lleshit.