Skip to content

Kuvendi i Kosovës bëhet me kokë të re, një “provokacija” e rëndë nga Lista Serbe

Kuvendi i Kosovës ka tashmë kryeparlamentare e re, Albuena Haxhiu. U zgjodh ajo, por Kuvendi nuk u konstiutuua me mospajtimin për nënkryetarët.

Dhe në këtë atmosferë erdhi një “provokacija” e rëndë serbe.

Igor Simiç nga Lista Serbe, duke propozuar kandidatin për nënkryetar të Kuvendit, tha frazën “në emër të popullit serb”,e gjitha në një sallë me foltoren që u stolis me frazën “UÇK-ja na bashkon”.

Reagoi Haxhiu duke thënë se, “deputeti Simiç bëri një deklarim të papranueshme. Në emër të popullit serb… Ky deklarim është në kundërshtim me kushtetutën. Popull serb ka në Serbi, ndërsa Kosova ka popullin e saj. Tërhiqni atë deklarim dhe ta bëni propozimin në përputhje me Kushtetutën”.

Simiç vazhdoi me provokimet duke i thënë kryeparlamentares këtë frazë: “Jam pjesëtar i popullit serb dhe këtë të drejtë nuk do të ma merrni”. Por Haxhiu ia ndërpreu fjalën duke i kërkuar sërish që të tërheqë deklaratat. Komente të shumta pasuan në dënim të provokimit të Listës Serbe.

“Nuk mundet të flasë në emër të popullit serb. Në atë deklaratë mundet vetëm Aleksander Vuçiç dhe normalisht që nuk e pranojmë një deklaratë të tillë pa kërkuar falje”, tha Ilir Kërçeli, deputet i LVV. “Nuk e votoj Simiç, arsyet dihen…”, tha Vjosa Osmani.

Seanca e ndërprerë do të vazhdojë gjatë të premtes.