Skip to content

Dita e 103 e protestës/ Oshëtin bulevardi: Arrestoni Ballukun. Rama jep dorëheqjen

protesta1 11

Qytetarët vazhdojnë të marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në ditën e 103 të protestës sot në 10 shtator.

Protestuesit bënë thirrje të ndryshme. Ata thirrën në kor “Arrestoni Ballukun”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren”etj.

Marshimi po afron pranë Kryeministrisë, ku pritet që të mbahen dhe fjalime të aktivistëve.

Me flamuj kombëtar, protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, që e akuzojnë për korrupsion galopant.