Skip to content

Tubim impresionues në Prishtinë për katërshen e UÇK-së: cili u cilësua si fjalim brilant?

808136764 2376547972880357 6048551469632994148 n

Shqiptarët dhanë një shfaqje madhështore në një tubim në Prishtinë në mbrojtje të katërshes së UÇK-së në Hagë, verdikti mbi të cilët jepet këto ditë.

Screenshot 2026 09 12 at 4.21.52 PM 1068x592 1

Folës të shumtë përcollën mesazhin e asaj se çfarë përfaqësonte lufta për liri e Kosovës, posaçërisht e UÇK-së, e gjithashtu se çfarë armiku kishte përballë.

Screenshot 2026 09 12 at 4.22.43 PM 1068x582 1

Në këtë kuadër, një ndër ish-kuadrot e UÇK-së, Ali Sefaj, do vlerësonte si më të mirin fjalim atë të kreut të Komunës së Gjakovës, Adrian Gjini.

“I flasim krejt botës, njani-tjetrit, miqve që na kanë ndihmu në vitin 1999 dhe armiqve.

A e dini kundër kujt kanë luftu këta, Hashimi, Kadria, Jakupi dhe Rexha? A e dini kundër kujt ka luftu UÇK-ja?

Kanë luftu kundër atyre që i kanë mbushë kamionët frigoriferë me trupat e bashkëqytetarëve tanë. Kanë luftu kundër atyre që kanë dhunu mijëra gra. Kanë luftu kundër atyre që, më 14 dhjetor 1998, i kanë vra fëmijët e vet me na fajësu neve, UÇK-në.

Kundër këtyre kanë luftu këta njerëz dhe shumë prej jush që jeni këtu sot, komandantë dhe ushtarë të UÇK-së.

Kanë luftu kundër atyne që kanë organizu safari në Sarajevë me vra njerëz. Të njëjtit kanë ardhë në Kosovë me vra shqiptarë. Kundër qatyne kanë luftu.

E qysh munden me pas faj ata që kanë luftu për lirinë e popullit të vet? Qysh mundet me pas faj një popull që ka luftu kundër kasapëve më të këqij të 80 viteve të fundit në Evropë?

Kushdo që e ka kapë pushkën qoftë edhe një ditë, duhet me ia heqë kapelën dhe me i thanë: faleminderit për shërbimin.

Boll ma me persekutime!”, tha ndër të tjera Gjini, cituar nga Sefaj.

 

 

Continue Reading