Skip to content

E paprecedentë! Policia rrethon protestuesin, njëri prej efektivëve e godet me grusht në bark (Pamjet e dhunës)

111 1

Pamjet që shihni tregojnë një tjetër moment tensioni dhe përplasje në protestën e sotme që u regjistrua në zonën e Durrësit dhe Zogut të Zi.
Nga videoja shihet se numër i madh policësh kanë rrethuar një aktivist dhe teksa e neutralizojnë dhe vendosin prangat, një prej tyre e godet me grusht në stomak.

Nga pamjet në fjalë shihet se qytetari nuk po bënte rezistencë, ndërkohë që duket se një prej efektivëve ‘kritikon’ kolegun.

Kujtojmë se sot u mbajt një protestë paqësore, që nisi në zonën e sheshi Skënderbej, ndërsa vijoi drejt Rrugës së Durrësit dhe më pas për pak minuta u bllokua “Zogu i Zi”.