Skip to content

Berisha hap dyert e PD-së për ambasadorin e ri të SHBA: Është i mirëseardhur në çdo kohë!

WhatsApp Image 2026 09 14 at 12.41.02

Lideri i PD, Sali Berisha, ka reaguar publikisht lidhur me ardhjen e e pritur të ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, duke konfirmuar hapjen e plotë të Partisë Demokratike për bashkëpunim me Uashingtonin zyrtar.

I pyetur nga gazetarët mbi mundësinë e një vizite të diplomatit amerikan në selinë e opozitës, Berisha nënvizoi se Partia Demokratike mbetet e hapur dhe mikpritëse, ndërsa respekti ndaj autonomisë së përfaqësuesit të diplomacisë amerikane mbetet i plotë.

“Ambasadori është i mirëseardhur në çdo kohë në selinë e PD. Por axhendën e tij e bën vetë ai. Ne jemi të hapur dhe e mirëpresim”, deklaroi Berisha.