Skip to content

“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”/ Protestuesit ‘zbarkojnë’ te Blloku i Sigurisë: Lironi shqipet! Gjithë Shqipëria është me ju

blloku i siguriseeeeeeeeeee

Protestuesit kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në rrugën Mine Peza ku mbahen disa protestues të ndaluar.

Marshimi ka vijuar me thirrjet “Nuk jeni vetëm”,”Lironi shqipet”, “Gjithë Shqipëria është me ju”,  kanë vijuar qëndresën e tyre të Blloku i sigurisë në mbështetje të protestueve.

Sot bëhen 108 ditë nga revolta kundër qeverisë. Një protestë që vijon prej më shumë se 3 muajsh, ndryshe nga çdo protestë që ka pasur më parë.

Qytetarët shprehen të vendosur se nuk heqin dorë nga protesta deri në largimin e Ramës. Ndërsa nuk i kursejnë akuzat edhe ndaj opozitës. Gjithashtu i bëjnë thirrje edhe SPAK të të arrestojë të korruptuarit.