Skip to content

“Ditë e trishtuar për shqiptarët”, Meta për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Kosova bëri luftë të shkëlqyer për çlirim

UCK

 

 

 

 

 

Postimi i ish-presidentit Ilir Meta

Ditë shumë e trishtuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Lufta e shkëlqyer e Kosovës për çlirim, meriton vetëm piedestalin e krenarisë patriotike dhe jo bankën e akuzës dhe dënime absurde, qartazi politike.

Dënimi realisht me burgim të përjetshëm i mësuesit dhe intelektualit, Jakup Krasniqit, me moshë 75-vjecare dhe me probleme të rënda shëndetësore, që ka përdorur gjithmonë vetëm penën dhe fjalën, po aq sa kasapi i Ballkanit, Mlladiç është dëshmia më e rëndë e absurditetit të këtij vendimi politik të dhënë gjoja në emër të popullit të Kosovës.

Vendin e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka vendosur përjetësisht historia.

Pavarsinë e Kosovës, të njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka gjykatë, që e ndryshon dhe e zhbën dot kurrë.