Skip to content

Presidenti dekreton shkarkimin e ish-ministrit Lamallari, emërohet Ervin Demo ministër i Brendshëm

demo lamallari

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Po sot, kreu i shtetit ka dekretuar edhe emërimin e Ervin Demos në postin e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Me dy dekretet e firmosura nga Presidenti Begaj, Ervin Demo merr drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar në këtë detyrë Besfort Lamallarin.