Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, disa deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Shqipëri janë shfaqur publikisht me simbole të UÇK-së në veshjet e tyre.
Ky gjest është bërë në shenjë solidariteti me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe me Kosovën, pas vendimit të Gjykatës Speciale.
Deputetët kanë zgjedhur që përmes simboleve të UÇK-së të përcjellin mesazhin e tyre në një moment të ndjeshëm për Kosovën dhe familjarët e ish-drejtuesve të UÇK-së.
Vendimi i Hagës ka sjellë reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa në Tiranë është kërkuar edhe një qëndrim i përbashkët institucional për çështjen e Kosovës.
