Amela Kalari është Miss-i që tërhoqi shumë vëmendjen me bukurinë në “Miss Universe Albania”, ku nuk arriti të shpallej fituese, por u përzgjodh shoqëruesja e dytë e Miss-it.
Amela ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5″ ku folu për eksperiencën e saj në “Miss Universe” dhe për jetën personale.
Amela ka lindur në Durrës, por ka jetuar në Angli ku është shpërngulur me familjen shumë vite më parë.
Miss-i u shpreh se dashuria do të ishte arsyeja që do e kthente përgjithnjë në Shqipëri dhe tregoi se do pranonte të jetonte këtu nëse partneri i ardhshëm do ishte shqiptar.
“Djemtë shqiptar janë më shumë familjarë, janë njerëzit tanë e kuptohemi më shumë, edhe traditat janë njësoj”, u shpreh Amela.
E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse do e preferonte partnerin me origjinë tropojane si e ëma apo korçar si i ati, Amela u shpreh që e donte korçar.
“Babi na i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe të gjithë thonë që korçarët janë shumë familjarë. Është e vërtetë mesa shoh unë me babin”, u shpreh 22-vjeçarja.
