Skip to content

“Doni të rrini në pushtet me dhunë, lironi protestuesit”/ Berisha për skandalin “KAYO”: I jepen para kompanisë së kryeministrit! Niko bëhu gati, zëvendësuesi yt…

sb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja Kuvendit ka reaguar për skandalin me “Kayo”-n. Ai tha se po i jepet para kompanisë së Ramës. Ndërkohë ai bëri thirrje për lirimin e protestave.

Së pari denoncoj me forcë dhunën policeske të ushtruar ndaj protestuesve kundër Kuvendit. Kërkoj lirimin e të ndaluarve dhe dënimin e atyre që pretendojnë të mbijetojnë me dhunë. Padrinoja juaj zvarritet zvarrë çdo ditë nga protestuesi. Hiqni dorë nga mbrojtja e tij se do t’ju marrë me vete si minj në anijen e tij.
Skandali Rama-Nufi-Balluku. E kuptoni ç’u bëni shqiptarëve, i jepni para kompanisë së Ramës. A ka akt më të shëmtuar se ky dhe vjedhje më flagrante. A keni interesin më të vogël apo jeni ushtarë të tij, si mund të heshtni?
Niko të thash e ke zëvendësin gati.