Skip to content

“Ju erdhi fundi”, revolta kundër kryeministrit vijon për 112-të ditë radhazi, mesazhi i qytetarëve: Arrestoni Ramën

kombiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, në protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa kanë kërkuar gjithashtu që Rama dhe ish-zëvendësja e tij, Belinda Balluku, të përballen me drejtësinë.

Pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin ndaj politikave të qeverisë, duke deklaruar se Shqipëria u përket qytetarëve shqiptarë. Në pankarta dhe thirrjet e tyre, protestuesit kanë ngritur akuza politike ndaj kryeministrit lidhur me mënyrën e qeverisjes dhe vendimmarrjen e tij.

“Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun” dhe “Arrestoni Berishën” janë disa prej thirrjeve që janë dëgjuar gjatë marshimit.

Qytetarët deklarojnë se do të vazhdojnë qëndrimin e tyre kundër qeverisë.