Skip to content

Thirrja për mbylljen e Gjykatës Speciale / Prokuroria e Hagës: Mandati mbaron kur të mbyllen hetimet

Gjykata Speciale ne Hage foto REL EPA EFE


Thirrjet për mbylljen e Gjykatës Speciale, të cilat u shtuan pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së, kanë marrë një përgjigje nga Haga. Zyra e Prokurorit të Specializuar lë të kuptohet se mandati i saj nuk përfundon me kërkesa politike, por vetëm pasi të kenë përfunduar të gjitha hetimet dhe procedurat që burojnë prej tyre, çka më pas i njoftohet zyrtarisht institucioneve të Kosovës nga Këshilli i Bashkimit Evropian.