Vdekja e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis ka rikthyer në vëmendje diskutimet mbi ndërhyrjet estetike dhe kirurgjikale.
Rasti ka ngritur pikëpyetje mbi protokollet që duhet të ndiqen në institucionet që ofrojnë shërbime për ndryshimin e pamjes.
I ftuar në News24, eksperti i shëndetit publik Qamil Dika u shpreh se shkenca duhet të respektohet në çdo procedurë ndërhyrjeje. Sipas tij, rreziku lidhet veçanërisht me profesionistin që kryen ndërhyrjen dhe standardet që zbatohen gjatë saj.
Dika theksoi se dëshira për t’u dukur më i ri ka shtuar interesin për terapi dhe ndërhyrje estetike, përfshirë edhe botoksin. Ai nënvizoi se zgjedhja e një profesionisti të kualifikuar dhe respektimi i protokolleve janë thelbësore për të shmangur pasoja të rënda.
Qamil Dika, ekspert i shëndetit publik: Vdekja e këngëtarit grek është një mesazh, ku ne duhet të besojmë se duhet të ketë protokolle për institucionet, që ofrojnë shërbime për ndryshim look-u.
Shkenca duhet të respektohet në procedura ndërhyrjeje. Këngëtari grek nuk është i vetmi që ka humbur jetën, por ai u bë shembull, duke qenë se ishte i famshëm.
Është një tendencë e njeriut, që të duket më i ri, ka terapi kundër moshimit, që njeriu të mund të ndihet mirë dhe sikur është i ri. Rreziku tek ndërhyrjet është tek profesionisti. Ka vende ku ofrohet botoksi prsh dhe dora e profesionistit është shumë e rëndësishme. Ka raste, kur njerëzit gënjehen nga çmimi për ndërhyrjet, duhet të kenë kujdes.
