Skip to content

Vedat Muriqi në qëndër të vëmëndjes / Protagonist absolut i sfidës në Stamboll, duke realizuar katër gola

1768140347 vedatmuriqi


 

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Turqi.

Sulmuesi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 6-të të Superligës turke, pas paraqitjes spektakolare në fitoren 8-0 të Fenerbahçes ndaj Eyupsporit.

Muriqi ishte protagonist absolut i sfidës në Stamboll, duke realizuar katër gola, në minutat 7, 21, 47 dhe 55. Paraqitja e tij u vlerësua me notën 9.2 nga 365Scores, duke e vendosur në formacionin e javës.

Fenerbahçe regjistroi një nga fitoret më të thella në historinë e saj në kampionat, ndërsa Muriqi përfundoi ndeshjen si lojtari kryesor i mbrëmjes.

Përveç katër golave të sulmuesit nga Kosova, në tabelën e golashënuesve të Fenerbahçes u regjistruan edhe dy gola nga Mason Greenwood dhe nga një prej İrfan Can Kahveci e Matteo Guendouzi.

Për Muriqin, kjo ishte një paraqitje e veçantë edhe në aspektin personal. Ai shënoi katër gola në një ndeshje, ndërsa “365Scores” e përfshiu në formacionin e javës së Superligës turke së bashku me emra të tjerë të spikatur të kampionatit.