Skip to content

Kombëtarja shqiptare të shtunën nis Ligën e Kombeve / Duka: Objektivi yne të dalim në vendin e parë

1766749290 armandduka

 

Kombëtarja shqiptare do të nisë të shtunën Ligën e Kombeve, duke u përballur në grup me Bjellorusinë. Edhe pse kuqezinjtë janë favoritë, kreu i FSHF-së Armand Duka thotë se vetëm të bashkuar dhe të impenjuar maksimalisht mund të arrihet vendi i parë. Sipas kreut të federatës është shumë e rëndësishme mënyra se si do të nisë ky kompeticion.

Objektivi ynë është i qartë, ne duam të dalim në vendin e parë, por vendi i parë nuk vjen vetë. Duam ta fillojmë mbarë me Bjellorusinë, por kush nuk do që ta fillojmë mbarë.

Të gjitha skuadrat duan ta fillojnë mbarë. Të njëjtën gjë mendon edhe Bjellorusia, të njëjtën gjë mendon edhe Finlanda dhe ato mendojnë që janë favoritë dhe ne mendojmë. Favoritë bëhesh në fushë, ndeshjen e fiton në fushë me impenjim maksimal,”-tha Duka

Në fund, Presidenti i FSHF-së uroi lojtarët dhe stafin për ditët e grumbullimit dhe sfidat që i presin, duke kërkuar përqendrim, karakter dhe përkushtim maksimal për të arritur objektivin.

“Me energji pozitive, me përqëndrim maksimal, me impenjim maksimal, me karakter, me përkushtim ne mund të arrijmë të dalim të parët. Dua t’ju uroj shumë sukses. T’ju uroj që të jeni sa më mirë, të lumtur dhe të kënaqur këto ditë dhe të kaloni mirë në stërvitje dhe të festojmë me Bjellorusinë për të udhëtuar bashkë më se të gëzuar në ndeshjet e tjera”, – tha Presidenti Duka.