Skip to content

Konflikt mes nxënësve në Krumë/ 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit

1789589753 policia

Një konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës ka përfunduar me lëndimin e një 17-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur dje paradite, në oborrin e gjimnazit, ku një 17-vjeçar dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës një bashkëmoshatarin e tij, nxënës në të njëjtën klasë.

I mituri i dëmtuar ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar në banesë.

Lidhur me rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has kanë referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme ndaj 17-vjeçarit. Veprimet procedurale janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut. Ndërkohë, rasti është trajtuar edhe me prindërit e dy të miturve, si dhe me stafin pedagogjik të shkollës.