Skip to content

“Mirë opozita ka reaguar, po Spiropali pse nuk reagon?”/ Noka i përgjigjet qytetarit: Rama i zhyt në batak, e më pas i “lë pa zë” me presione

noka 3

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka deklaruar se mënyra se si kryeministri Edi Rama i mban të nënshtruar socialistët, është me presione dhe duke i zhytur në batak, që më vonë ia përdor si presion për t’i “lënë pa zë” reagimi.
I ftuar në “Minuta e Parë” në News24. Noka i është përgjigjur pyetjes së një qytetari, duke shtuar se kryeministri nuk pyet për ligj e moral, sa kohë është në rregull me kartelet dhe krimin e organizuar.

Pyetje: Më bën përshtypje si asnjë socialist nuk është shprehur i alarmuar nga situata me SHISHS dhe Hysenin, të paktën Spiropali duhet të reagonte ose të heshtë përgjithmonë

Flamur Noka: Koment i duhur në kohën e duhur. Ka kapur thelbin. Rama vjedh votat për të vjedhur në pushtet dhe vjedh në pushtet për të blerë votat. Rilindasit janë një sekt kriminal, ecin me filozofinë: çudia më e madh 3 ditë zgjat.
Në qeverinë e Ramës nuk flitet për ligj, rregulla, moral, por për kartona, Shqipëria shitet e blihet, ka kartonat, nuk ia ndjen për qytetarët dhe vullnetin e tyre. I ka blerë një pjesë, një pjesë i ka marrë përdhunë. Sa kohë është në rregull kartelet dhe krimi i organizuar është në rregull, pasi ka sigurinë e votave.
Sot nuk ka parlament e qeveri, janë thjeshtë oborrtarë.
Spiropali u mundua të bëjë oponencë, i hynë me presione si të ishte bandit, e kapën për fyti dhe i iku zëri. Rama i zhyt të gjithë në batak dhe kur duan të ngrenë zë i kap për fyti. Nuk i mban bashkë partia, por pazaret.
Ka kaq skandale, Belinda, Ron Yeffet, asnjë ndjeshmëri, duan t’i kalojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, por nuk do ta kalojnë dot.