Skip to content

Lufta kundër krimit të organizuar/ Ambasada Amerikane publikon mesazhin: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta!

ewrewrwer

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dypalësh në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, pas përmbylljes së Sesionit të 42-të të Trajnimit të Vazhdueshëm të Kapitullit Europian të FBINAA-së.

Aktiviteti i zhvilluar nga data 19 deri më 23 shtator mblodhi së bashku 235 profesionistë dhe drejtues të lartë të strukturave ligjzbatuese nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe e gjithë Europa.

 

View this post on Instagram

 

Përmes një postimi zyrtar, përfaqësia diplomatike e SHBA-së theksoi se ky rrjet profesionistësh të trajnuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së shërben si një urë e fuqishme për ndarjen e ekspertizës dhe goditjen e krimit të organizuar tej kufijve.

“Kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta,” nënvizohet në mesazhin e Ambasadës amerikane.

Sipas përfaqësisë diplomatike, synimi i përbashkët mbetet i qartë: garantimi i një zbatimi më të fortë të ligjit, rritja e parametrave të sigurisë publike dhe ndërtimi i komuniteteve më të mbrojtura si në SHBA, ashtu edhe në Shqipëri.