Valdrin Pjetri, drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në një intervistë për emisionin “Vila 24” në “News24” me moderatoren Valbona Mëhilli.
Gjatë intervistës në studion “Vila 24”, ai shpjegoi procedura që nga njohja te kompensimi i pronave, duke argumentuar dhe hapat që duhet të ndjekin qytetarë për të zgjidhur çështje problematike prej vitesh.
Ai theksoi se janë 1800 dosje në shqyrtim dhe se secila nga dosjet do të marrë trajtimin dhe kohën e vet.
“Prona e agjencisë tonë është bërë një plan punë, brenda 2027 të gjitha dosjet do të marrin trajtim nga agjencia jonë. Kemi 1800 dosje që janë për kompensim. Brenda muajit do dërgohen 1800 njoftime për qytetarët. Qytetarëve që iu shkon ky njoftim në shtëpi të lexojnë me kujdes. Nga momenti i marrjes në dijeni qytetari ka 60 kohë për plotësim dokumentacioni. Ne jemi akoma në fazën e hetimit administrativ. Secili nga dosjet do të marrë trajtimin e vet sipas plotësimit të dokumentacionit që kanë bërë qytetarët”, tha mes të tjerash ai.
Po ashtu shpjegoi se ndër problematikat kryesore që janë hasur janë edhe ndryshimet e lokacionit.
“Problematika kryesore që kemi hasur është problemi me adresat pasi komunikimi me agjencinë ka nisur pas viteve ’90, dhe disa qytetarë kanë ndryshuar edhe vende të banimit, Por shoh që shumë subjekte po e përmirësojnë nëpërmjet agjencisë tonë.
Në agjencisë e trajtimit të pronave janë trajtuar rreth 50 mijë dosje nga hapja e komisionit deri në ditën që flasim. Janë edhe rreth 6 mijë dosje të mbetura që janë në proces shqyrtimi dhe brenda 2027 dhe sipas ligjit tonë organik ky proces do të përfundojë. Jemi në përpunim e sipër të dosje të prapambetura. Në nismën tonë 1800 dosje që ishin të patrajtuara nga muaji korrik ka nisur trajtimi dhe qytetarët janë njoftuar. Më kthim përgjigjet për një dosje vijon trajtimi”, nënvizoi ai.
