Skip to content

Goditet me thikë një person te gjimnazi “Petro Nini” në Tiranë, në gjendje kritike në spital

640 0 policia naten 702

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së mesme “Petro Nini”, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

I plagosuri Kreshnik Cara ka marrë plagë në bark dhe është në gjendje kritike për jetën.

Policia ka arrestuar edhe autorin. Efektivët janë në vendngjarje dhe po hetojnë arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë.