Skip to content

Protesta e 117-të kundër qeverisë në Tiranë – Qytetari: Do të protestojmë çdo ditë dhe do të mblidhemi çdo ditë e më shumë!

Capture 214

Mbahet sot në Tiranë protesta e 117-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ku qytetarët kërkojnë prerazi largimin e tyre të menjëhershëm.

Një protestues foli për mikrofonin e News24, duke theksuar se tubimi do të vijojë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.

“Do të vijojmë protestën deri në rrëzimin e diktatorit më të madh të Ballkanit dhe Evropës! Do të protestojmë çdo ditë dhe do të mblidhemi çdo ditë e më shumë. I ftojmë studentët dhe të gjithë njerëzit që të mblidhemi sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që të rrëzojmë këtë qeveri e të mund të vijojmë jetën tonë”, u shpreh ai.