Skip to content

“Turp, Vlora shiti Shqipërinë te UDB-ja”, aktivisti Arben Kola: Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit, të largohet një orë e më parë

WhatsApp Image 2026 09 24 at 19.58.27

Këtë të enjte mbahet protesta e 117-të para kryeminstrisë, ku kërkohet largimi i kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Aktivisti Arben Kola u shpreh se ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni shiti Shqipërinë te shërbimet serbe.

“Kam thirrje për shqiptarët e Amerikës. Ju lutem të jeni sa më shumë në protestë atje.
Mos harroni që të keni ca vezë si në këtë shesh. Siç e dini ai njihet si dhunues, por edhe sot ai dhunon çdo femër që i shërben qeverisë.
Të gjitha gratë i ka inkriminuar. Me gjeni një femër të këtij kabineti që nuk është e kriminalizuar, që nuk është hajdute, apo ordinere.
Imagjino sekretet shtetërore, qytetarët duhet të kishin besim aty, por ja çfarë ndodh.
Kjo është Vlora që ka shitur Shqipërinë te UDB-ja. Nuk ka më asnjë sekret për gjithë secilin prej jush”.