Skip to content

“Bashkohuni të gjithë që të shpëtojmë Shqipërinë”, Sazan Guri: Po vidhemi çdo ditë, miliona arsye për të qëndruar në shesh

Guri1

Ambientalisti Sazan Guri tha në protestën e 117-të se të gjithë duhet të jenë në shesh, pasi vetëm kështu mbrohet vendi dhe vetëm kështu mund të detyrojnë Ramën të largohet.

“Të dashur qytetarë kreshnikë. Ju jeni si 300 spartanët. Të gjithë e pamë sot se si u ndeshën me policinë. Ato meren me njerëzit që kërkojnë të drejtat e tyre.

Ne na duhet fuqia. Nëse ju profesorë, pedagogë, ju që jeni të panumërt, nëse nuk vini për të mbrojtur atdheun, kur do vini?

Unë mendoj që duhet krijuar një front unik. E keqja më e madhe është ky djall. Nëse nuk vini sonte, atëherë çfarë po prisni? Në çdo ditë vidheni dhe për këtë duhet të dilni në shesh”.