Skip to content

“Vlora Hyseni duhet të ishte në burg” – Edison Lika: Deputetët e krimit dhe të Ballukut do t’i presim gjithnjë me vezë e domate!

rtyryrtyrty

Aktivisti Edison Lika ka denoncuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar përpara Parlamentit, ku qytetarët kishin paralajmëruar pritjen e deputetëve me vezë, domate dhe miell.

Lika bëri me dije se forcat e rendit bllokuan trotuaret dhe rrugët kalimtare që pa nisur tubimi, ndërsa shoqëruan disa nga pjesëmarrësit.

“Sot, siç kishim lajmëruar për protestë te Parlamenti për t’u thënë deputetëve se janë deputetë të krimit të organizuar e të Belinda Ballukut, shkuam aty për t’i pritur siç u ka hije deputetëve të Shqipërisë, me vezë e domate! Por çfarë ndodhi? Te pedonalja, akoma pa vazhduar protesta, policia kishte kaluar komplet territorin e saj dhe kishte bllokuar edhe trotuaret e rrugët ku kalonin qytetarët. Policia kishte identifikuar protestuesit dhe, nëse ishe protestues, nuk kaloje dot në trotuar. Ne që kishim dërguar njoftim për të protestuar nuk na lejonin sepse përbënim rrezik për deputetët. Në pikë të mëngjesit, pa nisur protesta, 5 prej nesh u arrestuan direkt. Të tjerë u arrestuan gjatë ditës sepse pritën deputetët me vezë, miell e domate siç u ka hije e siç do t’i presim çdo herë që ka parlament! Në të njëjtën kohë, kur përballeshim me Policinë e Shtetit, si princeshat mbi bizele futej në SPAK ajo që nuk duhet të ishte futur fare, por duhet të ishte në burg, Vlora Hyseni. Ajo jo për një histori dashurie i tha një të kërkuari se është gati të fikë radaret e shtetit vetëm që çunat e tij të mos kenë probleme! Ky është krim shtetëror, jo histori dashurie!”, deklaroi Lika.