Skip to content

Revolta e 119-të / Qytetarët marshim-protestë, thirrje kundër Ramës dhe gjithë klasës politike: Shteti ka rënë

sheshiiiiiiiiiiiii

Qytetarët vijuan edhe mbrëmjen e sotme marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 119-të kundër qeverisë së Edi Ramës.

Gjatë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë, por edhe ndaj klasës politike në tërësi.

Pjesëmarrësit u bënë thirrje qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen protestave, ndërsa marshimi vijoi në atmosferën e krijuar nga thirrjet dhe pankartat e protestuesve.

Protesta e 119-të vijon me marshimin në rrugët e Tiranës, pas tubimit të zhvilluar para godinës së Kryeministrisë.