Skip to content

Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për…

getn progni

Aktivisti dhe eksperti i IT-së, Gent Progni, në protestën e 119-të me radhë tregoi disa arsye shtesë se përse qytetarët duhet të protestojnë.

“Sot do flas për disa arsye. Po u them unë ca të reja. U bëj thirrje SPAK ta dëgjojë një nga ato prokurorët e Gysit dhe Belindës, ta ndajnë cili e ka Arben Shehun e KLSH-së që ta hetojë. Për faktet, ua sjell unë dosjet, meqë e keni të vështirë. Po e nis me AKSH-i. Çfarë bën Arben Shehu, kreu i KLSH, i cili është bërë më keq se Basha dikur në gjumë.

KLSH la pa audituar prokurimet e AKSH-it në 3 vite. Si certifikohet ajo që nuk kontrollohet. Porti i Durrësit, KLSH arriti auditimin e Portit të Durrësit, ndërsa ish drejtuesi Pirro Vëngu kalonte në postin e Ministrit të Drejtësisë. Pse nuk u mbyll auditimi në kohë dhe pse publiku nuk mori përgjegjësi. KLSH nisi auditimin e kadastrës dhe i zvarrit në muaj dhe vite, në kuvend fajëson institucionin e audituar. Po përgjegjësia e KLSH për auditimin e papërfunduar ku është? Kqz- KLSH përfundon auditimin dhe gjatë rrugës prokurimet u zhdukën. Kush i hoqi dhe pse? Bashkia Himarë, pse u zhduk auditimi i tyre i filluar në vitin 2024. Bashkia Tiranë- KLSH auditon copëza por jo në mënyrë të plotë dhe të vazhdueshme. Bashkia Tiranë për rekord, e pushtuar nga Arben Shehu. Bypass i Vlorë- KLSH nisi kontrollin për mënyrën sesi u regjistruan pronat. Kontrolli zgjatet kur bëhet fjalë për pronat me vlerë. Pse duhet kaq shumë kohë. Zjarre- Nisi si kontroll rrufe për të shpëtuar vendin nga zjarret. Shpresojmë që most ë bien vitin tjetër. Pas një viti Arben, nuk po na thua çfarë shkoi keq”. Koncesionet dhe PPP- Për 6 vite asnjë kontroll në shëndetësi”, tha mes të tjerash ai.